Humbja me Zvicrën, tifozët: Fat i keq
Fati i keq është fajtor sipas tifozave kuqezinj, që nuk arritëm të merrnim asnjë pikë në ndeshjen me Zvicrën, në stadiumin e Lensit.
Ndërsa shumë kryeqytetas kanë zgjedhur bare e lokale për të shijuar 90 minutat e ndeshjes Shqipëri – Zvicër, mijëra të tjerë kanë populluar “Fan Zonën”, në sheshin “Nënë Tereza”, një ambient i krijuar enkas për të ndjekur Euro 2016 nga Bashkia e Tiranës.
Zhgënjimi, me pak përjashtime, s’ka vend për Kombëtaren tonë, pasi të gjithë tifozët kanë vlerësuar lojën e bukur të 10 lojtarëve pas daljes me karton të kuq të Canajt, në fund të pjesës së parë.
Por nuk mungojnë dhe ata më optimistët në parashikim.
Për Kombëtaren tonë nuk kanë bërë tifo vetëm shqiptarët.
Tv Klan