25 – vjeçari që jetoi më shumë se një vit pa zemër
Një 25 – vjeçar, i cili sëfundmi iu nënshtrua një transplanti të plotë zemre, mbijetoi më shumë se një vit pa organin jetësor brenda trupit të tij.
Në vend të saj, Stan Larkin përdori një zemër artificiale, që e mbante në një çantë krahu, 24/7, për plot 555 ditë dhe që e furnizonte trupin e tij me gjak dhe e mbante gjallë.
Suksesi i kësaj procedure, sipas
“ScienceAlert”
, tregon se kjo pajisje mund të përdoret për t’i ardhë në ndihmë edhe pacientëve të tjerë, zemra e të cilëve nuk funksionon më, ndërkohë që presin për një donator.
I riu nga Michigan, SHBA, është i pari pacient që në 2014 – ën u pajis me zemër artificiale, e njohur me emrin
Syncardia
.
Në atë kohë, askush nuk e dinte se sa do të mund t’ia dilte, për të mbijetuar me zemrën në çantë.
Kjo pajisje portabël vjen në formën e një çante, peshon 6 kilogramë dhe lidhet me sistemin vaskular të pacientit./tvklan.al