UEFA heton tifozët rusë


UEFA heton tifozët rusë

13:01 12/06/2016

UEFA hapi hetimet për trazirat e së shtunës në Marsejë. Tifozët rusë pritet të ndëshkohen pasi krijuan probleme brenda dhe jashtë stadiumit, ndërsa në rast përsëritje mund të ketë edhe përjashtime të skuadrave, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të UEFA-s që pritet ta diskutojë të martën ata shfaqën sjellje raciste dhe lëshuan flakadanë dhe u përpoqën që të përleshesheshin me përkrahësit anglezë edhe në tribunat e “Velodrome”.

Ngjarjet e dhunshme ku protagonistë ishin mbështetësit e të dy skuadrave nisën në rrugët e qytetit, duke shkaktuar më shumë se 30 të lënduar, madje njëri prej tyre, angelz, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Mediat ndërkombëtare publikuan pamje të përplasjeve, ku më të rëndat ishin në portin e vjetër të Marsejës ku përfshinë rreth 50 persona. Situata është qetësuar vetëm me ndërhyrjen e forcave të rendit.

Ata shpërndanë turmën duke përdorur gaz lotësjellës. Franca më shumë se terrorizmit në këto moment duhet të shqetësohet për huliganzimin.

Tv Klan






Të ngjashme