Vrasja e Fatmir Pulës, prokuroria dërgon për gjykim 6 persona


Vrasja e Fatmir Pulës, prokuroria dërgon për gjykim 6 persona

14:45 12/06/2016

Prokuroria e Krujës ka dërguar për gjykim 6 persona të akuzuar për vrasjen e Fatmir Pulës, ngjarje kjo e ndodhur me datën 19 Janar 2016 .

Për këtë krim, Prokuroria e Krujës akuzon shtetasit Admir Haka, Elton Ceka, Herton Haka dhe Olti Metuku.

Gjithashtu janë dërguar për gjykim edhe shtetasit Hekuran Buci, i akuzuar për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe shtetasin Aleksandër Haka, i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Të pandehurit Herton Haka dhe Admir Haka, vëllezër ndërmjet tyre, së bashku me kunatin e tyre Olti Metuku, kishin pasur njohje me viktimën Fatmir Pula, duke qënë se kanë qenë fqinj të tij në fshatin Zezë, të komunës Nikël.

Viktima prej disa kohësh kishte marrë me qira një lokal bar-kafe me vendndodhje në Kamëz-Tiranë. Duke qenë në dijeni të aktivitetit fitimprurës së viktimës, të pandehurit kanë gjurmuar prej mëse një javë para ngjarjes, lëvizjet e viktimës.

Ditën e ngjarjes Olti Metuku kishte marrë përsipër të sinjalizonte nëpërmjet telefonit lëvizjet e Fatmir Pulës, pasi ishte pozicionuar në afërsi të lokalit.

Rreth orës 20.30-21.00 Elton Ceka dhe Admir Haka kanë mbushur disa thasë me gjethe plepi dhe i kanë vendosur në mes të rrugës që çonte tek shtëpia e viktimës, për t’i zënë atij rrugën.

Më pas, me dy armët që kishin me vete, janë fshehur pas një gardhi dhe kanë pritur viktimën. Sapo ai ka dalë nga makina për të tërhequr thasët me gjethe, e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Tv Klan






Të ngjashme