Hapet sezoni turistik në Shëngjin


Hapet sezoni turistik në Shëngjin

19:51 12/06/2016

Në Shëngjin u organizua hapja e sezonit turistik për Lezhën. Festa zgjati deri në mesnatë dhe aty ishin të pranishëm shumë vizitorë të ardhur tashmë nga qytete të tjera.

Në fillim e nisën me sport në përshtatshmëri me zonën.

Në shëtitore u vendos panairi i kulinarisë, prodhimeve, shërbimeve e artizanit të zonës, si dhe mysafirë të ardhur nga qytete të tjera.

Lezha zgjodhi bregdetin e Shëngjinit për të hapur zyrtarisht sezonin turistik të verës.

Zgjedhja e bregdetit të Shëngjinit nuk ka qenë e rastësishme për vizitorët dhe turistët, të cilët sigurisht nuk i munguan edhe hapjes së sezonit.

Në rolin e mikëpritësit, administratori i Shëngjinit, Tonin Uldedaj tha se po punohet fort për të qenë gjithnjë pranë pushuesve.

Për Nënkryetarin e Bashkisë, Enver Hafizi pushimet më të mira janë në Shëngjin, duke garantuar se do të përmbushin detyrimet e tyre.

Që Shëngjini mbetet plazhi më i pastër në vend, e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për Rajonin e Veriut, Anrila Spahija.

Spektakli me artistë kryesisht nga Lezha, i dha një tjetër interes çeljes zyrtare të sezonit turistik në Lezhë. Vizitorët qëndruan gjatë për të shijuar deri në fund orët festive.

Tv Klan






Të ngjashme