UEFA, hetim për parrullën e “çamëve”


UEFA, hetim për parrullën e “çamëve”

20:15 12/06/2016

Parrulla që u shfaq në sfidën me Zvicrën, ku shkruhej se Greqia është përgjegjëse për 100 mijë viktima shqiptare në genocidin ndaj popullsisë çame, do të shqyrtohet nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s.

Rasti do të gjykohet në mbledhjen që do të mbahet më 21 Korrik. Veprimet e këtij grupi tifozësh janë të ndëshkueshme për shkak të kuptimit politik që merr parrulla. Neni 16, pika 2 e Kodit të Disiplinës e përfshin këtë rast dhe pritet që të jepet një ndëshkim për Federatën Shqiptare të Futbollit edhe tifozerinë kuqezi edhe pse aty shikohen më shumë përkrahës me fanellën e Zvicrës.

Gjobë apo ndëshkim të tifozerisë janë ndëshkimet e mundshme. Përkrahësit do të gjykohen edhe për flakadanët që mbajtën gjatë kësaj sfide. Ky hetim i UEFA-s njollos spektaklin e tifozëve shqiptarë, të cilët i dhanë tonin takimit të parë të Shqipërisë në finalet e një kampionati Europian.

Tv Klan






Të ngjashme