Gjermania e nis me fitore


Gjermania e nis me fitore

23:04 12/06/2016

Gjermania fitoi një ndeshje plot ritëm me Ukrainën duke nisur garën drejt titullit. Sfida e Grupit C e luajtur në Lilë përfundoi me rezultatin 2 – 0. Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi shënoi në pjesën e parë, por edhe lojtarët ukrainas patën mundësitë e tyre.

Portieri Neuer dhe Boateng shpëtuan gjermanët nga goli. Në fundin e takimit Schweinsteiger i sapofutur në lojë realizoi golin e sigurisë. Po në të njëtin grup, Polonia mundi me rezultatin 1 – 0 Irlandën e Veriut.

Ky është suksesi i parë i polakëve në një fazë finale të Europianit dhe heroi i sfidës është Milik. Kroacia bindi që në takimin e parë të Euro 2016 i luajtur në Paris. Skuadra e Ante Cacic mundi 1 – 0 Turqinë në Paris.

Sfidën e vlefshme për Grupin D e vendosi goli i Modric në fundin e pjesës së parë. Lojtarët turq bënë përpjekjet e tyre për të shënuar, por më pranë golit edhe në pjesën e dytë ishte Kroacia me Srna dhe Perisic, të cilët goditën shtyllën.

Tv Klan






Të ngjashme