Sulmi në Orlando, policia hetim për lidhjet me ISIS
Një ditë pas sulmit në një lokal të komunitetit homoseksual në Orlando, ku mbetën 50 të vrarë dhe 53 të plagosur, policia ka nisur hetimet për lidhjet e atentatorit me ISIS.
Ky sulm është cilësuar si sulmi më masiv vdekjeprurës në historinë e SHBA-së.
Agresori është Omar Mateen, 29 vjeç, nga Fort Pierce, Florida.
Sipas një zyrtari të SHBA-së, Mateen i njohur si 911 duket se ka lidhje më grupin terrorist ISIS, pasi gjatë sulmit ka përmendur edhe bombarduesit në maratonën e Bostonit.
Mateen ditën e dielë kreu sulmin tragjik, por më pas u ekzekutua nga FBI.
“Duket se gjithçka ishte e organizuar dhe të përgatitur mirë”,
ka thënë shefi i policisë së Orlando, John Mina. Ndërsa sipas autoriteteve nuk është zbuluar ende asnjë bashkëpunëtor./tvklan.al