Reforma në drejtësi, Meta takim me kryeministrin Rama
Fillimi i javës nisi me takime politike, e qëllimi kryesor është gjetja e një gjuhe të përbashkët për reformën në drejtësi. Pas takimit që pati dje me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka shkuar sot në Kryeministri për të diskutuar me aleatin e tij Edi Rama, për negociatat e fundit lidhur me reformën në drejtësi.
Meta shoqërohej nga ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, nga kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili dhe nga shefi i kabinetit të Kuvendit Sokol Dervishi.
Pas takimit të djeshëm me Bashën, kreu i Kuvendit tha se është i hapur për negociata dhe bëri thirrje që palët politike të gjejnë konsensusin gjatë orëve në vijim. Duket se Meta ka marrë rolin e negociatorit mes Ramës dhe Bashës për të arritur dakordësinë me qëllim që drafti i drejtësisë të votohet me shumicë votash.
/tvklan.al