Vaji i karrotës, ilaç për lëkurën tuaj


Vaji i karrotës, ilaç për lëkurën tuaj

10:46 13/06/2016

Sezoni i verës është koha kur të gjithë përpiqen që të mbrohen sa më shumë sa i përket irritimeve të ndryshme të lëkurës apo rrezeve të dëmshme të diellit.

Karrota është një ilaç natyror kundër acarimit të epidermave, pezmatimit të lëkurës apo skuqjes.

Përdorimi i vajit të karrotës është zgjidhja efikase si për të marrë ngjyrë ashtu edhe për të ushqyer lëkurën tuaj përmes masazhimit të saj.

I pasur me vitaminë A, vaji i karrotës e mbron lëkurën nga çdo lloji irritimi duke e zbutur dhe duke e bërë atë tepër elastike.

Sipas studiuesve, vaji i karrotës është cilësuar si një produkt kundër plakjes, pasi e bën lëkurën më të shëndetshme, ka efekt hidratues dhe qetësues.

Ky lloji vaj është i këshillueshëm veçanërisht për lëkura të thata. Gjithashtu është i dobishëm edhe për shëndetin e flokëve tuaj. Ju mund ta aplikoni në formë maske dhe rezultatet do të jenë të dukshme./tvklan.al






Të ngjashme