Kombëtarja përgatitet për Francën
Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të finaleve të Euro 2016. Franca është një kundërshtar që kuqezinjtë e njohin. Futbollistët e Kombëtares e kanë analizuar lojën e përfaqësueses përfshi takimet e fundit dhe për të marrë një rezultat duhet të korrigjohen gabimet që u bënë me Zvicën.
Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi shfaqi qëllimet e tij me pak humor për ndeshjen e radhës.
“Varkat e vogla ndonjëherë i bëjnë ndonjë shaka transoqeanikëve. Ndaj Francës jemi paraqitur mirë, do të përpiqemi të luajmë pa frikë
” – tha trajneri i Kuqezinjve.
Gianni De Biasi mund të bëjë ndryshime në këtë sfidë në mesfushë. E sigurtë është mungesa e Lorik Canës të pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë të marrë në debutim me Zvicrën. Arlind Ajeti mendohet ta zëvendësojë.
Sfida e dytë e Kombëtares ajo me Francë do të zhvillohet të mërkurën në orën 21:00 në stadiumin “Velodrome” të Marsejës.
Tv Klan