Euro 2016/Italia mund Belgjikën në start
Italia fitoi takimin e të Euro 2016, por iu desh shumë mund për të marrë 3 pikët me Belgjikën në Lion. Suksesi 2 – 0 nisi me golin e Giaccherini në pjesën e parë. Gëzimi për golin i shkaktoi një lëndim të lehtë në hundë trajnerit Conte.
Përpjekjet e belgëve për të shënuar nuk sollën rezultat, por rrezik sollën edhe italianët me kundërsulmet e tyre, që në çastet e fundit shënuan përsëri me Pelle. Me këtë fitore Italia merr kreun e Grupit E.
Europiani i Irlandës dhe Suedisë nisi me një barazim 1 – 1. Hoolahan i dha avantazhin e përkohshëm irlandezëve, por Clark shkatoi autogol në minutën e 71’. Para nisjes së sfidës policia u alarmua për një pako të dyshimtë, që rezultoi pa rrezik. Spanja kampione e kontinetit në fuqi arriti një fitore të vuajtur me Çekinë në Tuluzë.
Rezultati 1 – 0 i takimit të Grupit D të Euro 2016 u vendos nga goli i Pique i realizuar në minutat e fundit. Mbrojtësi i Barcelona mori një pasim nga Iniesta. Fabregas dhe De Gea shpëtuan në dy raste skuadrën e Del Bosque. Të dielën Kroacia mundi po 1 – 0 Turqinë, një tjetër takim i Grupit D.
TV Klan