Vrasësi i policëve me mision terrorist


Vrasësi i policëve me mision terrorist

15:00 14/06/2016

“Euro 2016 do të kthehet në një varrezë”, është kjo deklarata në Facebook e terroristit francez, Larossi Abballa, 25-vjeçari që vrau çiftin e oficerëve të policisë mbrëmjen e së hënës. Përmes një videoje në rrjetin social, i riu u bën thirrje njerëzve si ai që të vrasin policë, gazetarë e këngëtarë të muzikës Rap.

Ndërkohë prokurori i Parisit , Fronsua Molins, tha në një konferencë për shtyp se Larossi Abballa gjatë komunikimit me forcat e rendit kishte shprehur besnikëri ndaj Shtetit Islamik dhe kreut të saj Abu Bakr al-Baghdadi. Sipas prokurorit francez terroristi francez ishte urdhëruar nga ISIS të godiste të pafetë. Pranë trupit të tij, policia gjeti një listë me shënjestra të mundshme ku bënin pjesë policë të tjerë gazetarë e artistë.

Paraditen e së martës Presidenti francez Fronsua Holond thirri një mbledhje të jashtëzakonshme në Elizé dhe tha se bëhej fjalë padyshim për një akt terrorist.

Tv Klan






Të ngjashme