Ministri gjerman kritika PD-së: Në opozitë nuk fitohet vetëm duke bllokuar
Shefi i diplomacisë gjermane Frank Wslter Steinmeier ishte i qartë kur foli për reformën në drejtësi, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij, Ditmir Bushati.
Steinmeier, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë enkas për reformën në drejtësi, tha se nëse kjo reformë në nuk miratohet, atëherë do të bllokohet hapja e negociatave dhe anëtarësimi i Shqipërisë për në Bashkimin Europian për një kohë të gjatë.
“
Ne kemi interes që ky vend të bëjë përpara. Reforma në sistemin e drejtësisë është në vëmendje të opinionit publik. Ajo çka gjendet në tryezë është një projekt që do të kujdeset për më tepër pavarësi në sistemin e drejtësi, do krijojë premisa të besueshme në luftën kundër korrupsionit. Shpresoj që ky projekt të miratohet
”, tha ministri i Jashtëm gjerman. Frank Wslter Steinmeier ishte i prerë edhe për opozitën, në lidhje me negociatat për këtë reformë historike.
“
Jo çdo gjë zgjidhet duke bllokuar
”, tha kreu i diplomacisë gjermane, dhe theksoi se ndonjëherë është e nevojshme që opozita të lëshojë “pe” në kërkesat e saj.
“N
ë opozitë nuk fitohet vetëm duke bllokuar. Ka situata që një qeveria merr reforma për avancimin e vendit, ndërsa për një opozitë nuk duhet menduar për avantazhet afatshkurta. Unë i kam përjetuar të dyja këto situata
”, tha Steinmeier. /
tvklan.al