Rroshi mohon akuzat e ngritura nga Prokuroria, zbulohen 5 emrat që përdorte në Europë
Që prej mbrëmjes së të hënës, Elvis Roshi po mbahet në ambientet e dhomave të shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë, pas urdhër arrestit të caktuar nga gjykata me kërkesë të Prokurorisë, e cila e akuzon për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të “Dekriminalizimit”.
Avokati Theodhori Sollaku që e vizitoi Roshin dhe sot, deklaroi se dosja ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë, por është e mbështetur në informacione policore, që nuk justifikojnë masën e arrestit.
Nga të dhënat e Prokurorisë janë siguruar informacione se Elvis Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm, në disa vende të Europës.
E më konkretisht, me emrat Enver Proshi, Enver Rroshi, Bashkim Hallulli, Elvis dhe Ervin Rroshi.
Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore, 41 – vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij për falsifikim dokumentash, duke u shprehur se për rastin e Campobassos nuk kishte patur asnjë lloj dijenie më parë.
Familjarë të Rroshit i kanë dërguar gjatë mesditës rroba dhe ushqime në ambientet e dhomës VIP të shoqërimit, në ambientet e Policisë së kryeqytetit.
E kaluara kriminale e Elvis Rroshit u zbulua nga Agjencia e Zbatimit të Ligjit të Bashkimit Europian, e njohur si Europol, e cila i vuri n◘ dispozicion Prokurorisë materialin mbi Kryebashkiakun e Kavajës.
Tv Klan