E denoncon kalimtari, 35-vjeçarit i gjejnë pistoletë
Denoncimi i një qytetari ka çuar në pranga një 35-vjeçar. Sipas policisë, është arrestuar Endri Pani, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë menjëherë pas denoncimit të qytetarit në polici, i cili ka pohuar se drejtuesi i një automjeti tip “BMW” me ngjyrë të zezë, qarkullonte nëpër qytet me armë. Pas kontrollit të ushtruar nga policia automjetit tip “BMW” me targë AA 597 IR, të 35- vjetarit, iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë TT model 54, me 7 (shtatë) fishekë, të cilën Endri Pani e zotëronte pa lejen e organeve kompetente. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./tvklan.al