Asgjësohet sërish kanabis, në kërkim autorët
Policia ka asgjësuar sërish rrënjë bime narkotike, si dhe ka shpallur në kërkim autorët.
Policia e Krujës në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Cudhi, konstatoi dhe asgjësoi me anë të djegies rreth 2 220 bimë të dyshuara si kanabis sativa.
Ndërkohë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”. /tvklan.al