Arsimi profesional 50% e programit, praktikë


Arsimi profesional 50% e programit, praktikë

15:49 15/06/2016

Kurset profesionalë që do të ofrojnë qendrat e arsimit profesional, do të përcaktohen nga bizneset, në bazë të nevojave të tyre. Kjo është vetëm një nga pikat e parashikuara në ligjin e ri.

Lidhja e biznesit me formimin profesional ka mbledhur në një tryezë Ministrin e Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi dhe përfaqësues të biznesit.

Zhvillimi i praktikave të punës në biznes është mirëpritur nga përfaqësuesit e bizneseve, të cilët shpesh ankohen për mospërputhje mes kërkesës së lartë për punonjës të kualifikuar dhe ofertës së ulët.

Nxënësve më të mirë të arsimit profesional do tu ofrohen bursa studimi, për të vijuar specializimin e mëtejshëm në vende të BE-së.

Tv Klan






Të ngjashme