Humbet 60 kg për t’i dhënë shembullin e mirë fëmijëve
Ka humbur 60 kilogramë për të dhënë shembullin e mirë fëmijëve të saj.
Kjo është historia e një 36 - vjeçarje Karlye Thurlow, e cila peshonte rreth 120 kilogram, pas lindjes së fëmijës së saj të dytë. Australiania tregon se pinte rreth 4 litra Coca - Cola në ditë dhe hante ushqime me shumë kalori, ndërsa pesha e saj e bënte që të kishte një jetë jo të lumtur.“Kur nisa të gatuaj për djalin tim të vogël, përpiqesha që t’i gatuaja atij ushqime të shëndetshme dhe kjo më dha idenë. Ishte e kotë që përpiqesha që të ushqeja dhe t'i mësoja jetën e shëndetshme familjes sime, kur unë isha një shembull i keq për fëmijët e mi”
. Ajo arrit të humbasë rreth 20 kilogramë falë ndryshimit të ditës dhe ecjes për thuajse një orë çdo ditë. Nëna e dy fëmijëve tregon se kishte frikë që të shkonte të palestër, sepse njerëzit tregoheshin mizor me mua për shkak të peshës. Pas 3 muajsh në palestër ajo u ndoq nga një trajner personal dhe në vetëm 6 muaj arriti të humbasë rreth 40 kilogramë./tvklan.al