16:22 03/04/2014Vetëm pak metra larg shtëpisë së arteve pamore, rruga e këmbësorëve në krah të saj përbën studion e artit të Ergys Demos. Mes syve pak herë kureshtare të kalimtarëve, në këtë kënd ai siguron jetën e përditshme. Që nga Shtatori del çdo ditë për të hedhur diçka në telajo që në rastin më të mirë do të përkthehet në disa të ardhura.Ergysit, i diplomuar për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura, sot Universitet, më së shumti i pëlqen natyra sepse ajo shet.Por krijmtaria e tij nuk do të mbetet e vizitueshme vetëm nga këta kalimtarë të rastit. Me të hollat e kursyera ndër vite, ai po përgatit ekspozitën e dytë personale, si një hapësire ku mundësia për të ofruar është më e madhe.