Fansat e Arsenalit në dashuri me Granit Xhakën
Blerja më e re e Arsenalit, Granit Xhaka duket se po çmend fansat e ekipit anglez.
Pas një ndeshje të konsideruar të shkëlqyer me Shqipërinë, ku ai luajti kundër vëllait të tij Taulant Xhaka dhe u shpall njeriu i ndeshjes, ish-lojtari i Borussia Monchengladbach, ka spikatuar dhe në ndeshjen kundër Rumanisë. Menjeherë në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet pozitive për Xhakën, duke e konsideruar atë një blerje të shkëqyer, që mund të ndihmojë ekipin për titullin./tvklan.al