Asgjësohet parcela me kanabis, në kërkim autorët


Asgjësohet parcela me kanabis, në kërkim autorët

08:35 16/06/2016

Policia ka asgjësuar 12 mijë bimë narkotike kanabis sativa.

Bimët narkotike u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies, në vendin e quajtur  ” Allangjyz Meshahaj” , në afërsi të fshatit “Bubës i Dytë”, Këlcyrë. Një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatësia e tyre varionte nga 20 – 40 cm dhe ishin të kultivuara në një parcelë të hapur rishtas.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”./tvklan.al






Të ngjashme