Notat për Kombëtaren nga francezët
Një ndeshje thuasje perfekte. Kështu e cilëson revista
“France Football”
paraqitjen e Shqipërisë në takimin e humbur në fund me Francën.
Më i miri absolutisht ishte Elseid Hysaj, i cili u vlerësua me notën 7. Mbrojtësi i Napoli sëbashku me Agollin ishte të kudogjendur. Reshtimi 4-1-4-1 ia vështirësoi së tepërmi punën francezëve. Paraqitja e Hysajt vlerësohet po me notën 7 nga
Footmercato.com
, pasi ishte një pengesë për Martial e Coman apo duke krijuar disa raste për gol me pasimet e tij.
Arlind Ajeti është renditur pas me 6,5. Qendërmbrojtësi u tregua vigjilent duke ndalur aksionet e francezëve. Pas zëvendësimit të tij u zhbollkua edhe rezultati kujton
Footmercato.com
. Një paraqitje e mirë edhe për Amir Abrashin dhe Ledian Memushajn. Tepër aktivë në mesfushë dhe të saktë teknikisht në pjesën më të madhe të lojës.
Tv Klan