Basha: Rama kërcënoi gjykatat për Çakon e Rroshin: Sot, ditë e zezë për drejtësinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se me anë të presionit, gjunjëzoi drejtësinë, duke rikthyer në detyrë Drejtorin e Përgjithshm të Policisë së Shtetit, Haki Çakon dhe duke liruar Kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshin.
Sipas tij, kjo është një ditë kritike për vendin.
Basha tha se Kryeministri Rama faktoi që do një drejtësi që i bindet e që mbron krimin dhe korrupsionin.
Por kjo tentativë, sipas kreut të demokratëve do ta çojë atë në një përplasje me popullin.
Tv Klan