Tifozët shqiptarë ndezin atmosferën, në fund festojnë francezët
Tifozët ishin vlera e shtuar e sfidës Francë – Shqipëri në Marsejë apo Tiranë. Ata i kthyen atmosferën e gëzueshme qytetit jugor të Francës, i dërrmuar disa ditë më parë nga huliganët angelezë dhe rusë.
Një spektakël edhe në plazhin e Marsejës, ku u shpalos një flamur gjigand 10500 metra katrorë që i mahniti të gjithë. Tifozët francezë qëndruan bashkë me shqiptarët dhe nuk ngurruan të bënin edhe shqiponjën me duar bashkë me ta.
Në fund të takimit në Tiranë ra heshtja, por nuk janë të mërzitur pas një ndeshje me zemër të kuqezinjve. Festa është e gjitha për francezët, që janë të parët që kalojnë në turin tjetër.
Tv Klan