Shqipëria në faqet e para të mediave të huaja


Shqipëria në faqet e para të mediave të huaja

14:05 16/06/2016

Pas humbjes në minutat e fundit ndaj Francës, mediat e huaja i bënë jehonë paraqitjes shumë të mirë të përfaqësueses sonë, e cila gjatë gjithë ndeshjes vuri në vështirësi ekipin e Deschamps.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, e cilëson skuadrën e De Biassit një kafaz. Prestigjozia italiane thekson se nëse Franca bëri një figurë të keqe, ishte edhe për meritë të Shqipërisë debutuese në Europian. Për gazetën italiane përfaqësuesja shqiptare nuk ka marrë atë që ka merituar në dy ndeshjet e zhvilluara.

Agjencia e lajmeve “Ansa”, shkruan se Franca triumfoi në minutat e fundit kundër një Shqipërie të bukur dhe të denjë për kundërshtarët.

Edhe mediat franceze i kanë kushtuar rëndësi faktit që kombëtarja e tyre mbajti në ankth tifozët deri në minutat e fundit.

“Euronews” nënvizon se Franca u drodh përballë Shqipërisë, por arriti të marrë kualifikimin në fund.

Ndërkohë, prestigjozia britanike “The Guardian” veçon mbrojtjen e shkëlqyer të përfaqësueses sonë, e cila i vajti shumë pranë shënimit të golit dhe në fund meritonte më shumë.

Tv Klan






Të ngjashme