QSUT, spital të ri ditor për të sëmurët me kancer


QSUT, spital të ri ditor për të sëmurët me kancer

14:15 16/06/2016

Pacientët që vuajnë nga sëmundje tumorale dhe kanë nevojë për kimioterapi do të mund ta bëjnë atë në spitalin e ri ditor, pa trokitur në shumë dyer nga një mjedis në tjetrin, brenda spitali onkologjik.

Krahas shtimit  të kapaciteteve pritëse, mjekët onkolog pohojnë se janë futur edhe  teknika të reja të marrjes së kimioterapisë.

Për të sëmurët me kancer është shtuar dhe një shërbim i ri.

Ambientet e reja të spitalit ditor janë financuar nëpërmjet programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit.

Tv Klan






Të ngjashme