Foto/Spektakël në tribuna, vajzat shqiptare tërheqin vëmendjen
Tifozët shqiptarë përçuan entuziazëm në stadiumin “Velodrome”. Muri kuqezi përkrahu në çdo moment ekipin në fushë. Të lyer në fytyrë me ngjyrat e flamuarit kombëtar ata dhanë mesazhin se meritojnë të jenë tifozeria më e veçantë e këtij Europiani.
Shfaqen e tyre e vlerësuan edhe një herë UEFA. Mes tifozëve shqiptarë kishte edhe shumë vajza joshëse të cilat tërhoqën vëmendjen e fotoreporterëve.
Fotot e Rike Roçit dhe kushërirës së saj Irid bënë xhiron e botës. Këto dy bukuroshe ndezën atmosferën në tribuna shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Dy vajzat nga Shqipëria i krahasuan me belgen Axelle Despiegelaere apo me paraguajianen Larissa Riquelme.
Bukuroshet shqiptare kanë edhe një ndeshje, atë me Rumaninë për të treguar pasionin e tyre për Kombëtaren.