Kapet kosovari i kërkuar për vrasje në Sllovaki


Kapet kosovari i kërkuar për vrasje në Sllovaki

18:19 16/06/2016

Policia Kufitare e Morinës ka bërë të mundur kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtarë.

Bëhet fjalë për 41 – vjeçarin Sebastian Hasani, lindur dhe banues në Prishtinë. Ndalimi i tij u bë pasi gjatë verifikimit, rezultoi me statusin “Wanted” (në kërkim) nga shteti sllovak, me një urdhër arrest të lëshuar në Prill të vitit të shkuar.

Nga verifikimi me Interpol Tirana, rezultoi se 41 – vjeçari, i cili ka përdorur edhe gjeneralitetet, Sebastian Hasani (Prishtina), alias: Sadri Gerbeshi, Gali, Galik, Silal, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Sllovakia.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Bratislavës, ka lëshuar urdhërin e arrestit në 2015 -ën, për veprën penale të “Vrasjes”, dënimi maksimal i të cilës është 25 vjet burg. /tvklan.al






Të ngjashme