Gjykata liron Drejtorin e Tatimeve të Shkodrës
Pasi e ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur të lirojë nga burgu Drejtorin e Tatimeve, Hysen Hysaj.
Trupi gjykues ka ndryshuar masën e sigurisë, nga arrest me burg, në detyrim paraqitje, si dhe ndalim i daljes jashtë Shqipërisë.
Hysaj akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre.
Sipas akuzës, ai ka favorizuar një biznes duke lejuar dhënien në mënyrë të paligjshme të TVSH -së, në masën e 10 milionë lekëve, pasi administatori i kësaj kompanie rezulton të jetë nipi i Hysajt.
Avokatët e tij janë mbrojtur me faktin se kjo procedurë nuk është në kompetencën e Drejtorit të Tatimeve.
Prokuroria pritet ta apelojë vendimin e Gjykatës, pasi pretendon se arrestimi është i ligjshëm.
Tv Klan