Video e pabesueshme! E sfidon dot njeri këtë 79-vjeçar?
Një burrë i moshuar nga qyteti Xuchang i Kinës, është shndërruar në idhull për shumë entuziastë të palestrës. Kjo ka ndodhur për shkak të rutinës së tij energjike të stërvitjes. Zhang Zhuofu, 79-vjeçar, fanatik i palestrës, mund të kryejë pompa me dy gishta, duke ë lënë gjithë trupin të peshojë në gishtat e tij.
Ai mund të kryejë deri në 50 pompa. Ndërkohë një banues i Xuchang ka thënë : “Unë kurrë nuk e kam parë këtë gjë më parë, është befasuese. Ai është 79 vjeç dhe unë nuk mund ta besoja pa e parë me sytë e mi”.
Zhang e kryen ritualin e tij të stërvitjes për gati 20 vjet, por pompat me gishta i ka praktikuar 7 vitet e fundit. Ai ka thënë: “Gjëja më e rëndësishme për njeriun nuk është paraja por shëndeti dhe jeta, kështu që ne duhet të stërvitemi”.
/tvklan.al