Nis rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “1 Maji”
Mbi 1 mijë fëmijë të shkollës 9-vjeçare 1 Maji, në zonën e “Ali Demit” do të gjejnë një shkollë moderne kur të fillojë viti i ri arsimor. Bashkia e Tiranës ka nisur investimin për të shndërruar mjediset e kësaj shkolle.
Nga ky investim nuk do të përfitojnë vetëm fëmijët, por edhe komuniteti.
Pas shkollës “Qemal Stafa”, shkolla “1 Maji” është shkolla e dytë e cila ka një rikonstruksion total me kushte moderne. Brenda këtij viti bashkia synon të përfundojë edhe 23 kopshtet.
Tv Klan