Shanset e kualifikimit për Shqipërinë


Shanset e kualifikimit për Shqipërinë

15:13 17/06/2016

Asnjë pikë e marrë deri më tani, por Shqipëria ka ende mundësi për të shkuar në turin tjetër të Euro 2016. Kuqezinjtë duhet të mundin Rumaninë, që ta mbyllin në vendin e tretë në Grupin A dhe formati i ri të krijon më shumë shanse.

Shpresa është që të jenë mes katër shkuadrave më të mira, që e mbyllin në këtë pozicion dhe suksesi me rumunët i jep 47% mundësi.

Megjithatë, fitorja, sipas një analize të gazetës “New York Times”, duhet të jetë me sa më shumë gola, që të ketë shansin të konkurrojë me skuadrat e tjera që e mbyllin në vendin e tretë.

Sipas kritereve, në radhë të parë është numri i pikëve të gumbullura, më pas diferenca e golave, numri më i lartë i golave të shënuar, masat disiplinore dhe në fund koefiçenti në renditjen e UEFA-s.

Me pak fjalë, numrat ende na lejojnë të ëndërrojmë.

Tv Klan






Të ngjashme