Statuja e Nënë Terezës në Brazil
Nënë Tereza shkon në Brazil. Shtatorja e bamirëses shqiptare do të qëndrojë në qytetin e Rio de Janeiro, aty ku ndodhet edhe e famshmja, statuja e Jezusit.
Pamja dhe përmasat janë të njëjta me veprën e vendosur në rrethrrotullimin e Aeroportit Ndërkombetar të Tiranës “Nënë Tereza”. Autori, skulptori Thoma Thomai e quan një përgjegjësi.
Për kopjen e saj të dytë, mjeshtrat e qendrës së riprodhimit të veprave të artit kanë përdorur të njëjtin material, duke i qëndruar besnik deri në në imtësi veprës së Thoma Thomait.
Statuja e Nënë Terezës pritet të jetë gati në fillim të Korrikut. Vendosja dhe njohja e origjinës shqiptare të nobelistes për paqen do t’i paraprijë shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Francesku në 4 Shtator.
Tv Klan