Gjenden kutitë e zeza të avionit egjiptian të rrëzuar në Mesdhe
Një ditë pas gjetjes së regjistruesit të parë të avionit të rrëzuar në Detin Mesdhe më 19 Maj, autoritetet egjiptiane njoftuan se është gjetur edhe regjistruesi i dytë i të dhënave.
Të dy aparatët, të njohur ndryshe si “kutitë e zeza”, do të ndihmojnë në zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të AirBus-it me 66 persona në bord.
Tv Klan