Vrasje e dyfishtë në Tapizë


Vrasje e dyfishtë në Tapizë

09:21 04/04/2014 vrasja ne tapizeEkzekutohet pak javë pas lirimit nga paraburgimi biznesmeni Gjin Nika. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në rrugën nacionale në afrësi të fshatit Qerek të Fushë Krujës kur 34 vjeçari Nika po udhëtonte me një motorr në drejtim të Tiranës.

Autorët i kishin zënë pritë tek Ura e Tapizës ndërsa nga plumbat mbeti i vrarë edhe miku i tij, Fabio Xhunga 33 vjeç.   Burime policore thanë se po hetojnë mbi pistën e një hakmarrjeje të mundshme ndërsa u shoqëruan më shumë se 21 persona që kanë dijeni mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Mes të shoqëruarve është edhe një 37 vjeçar si i dyshuar për ngjarjen. Ky person një vit më parë, u plagos me armë zjarri në afërsi të Zogut të Zi në Tiranë dhe për këtë ngjarje autori i dyshuar ishte pikërisht Gjin Nika.

Ky i fundit njihet nga policia si person me precedentë penal. Ai është arrestuar si i dyshuar për një sërë ngjarjesh mes të cilave për 2 vrasje dhe plagosje por vetëm 2 muaj më parë ishte liruar nga burgu.

Ai është i dyshuar edhe si ekzekutori i të fortit të Bulqizës Qerim Marku dhe biznesmenit tjetër të kromit Hasan Talja në 17 Janar të këtij viti në Tiranë.

Për ekspertët e policisë Nika dyshohej edhe si vrasës me pagesë.   Vetëm tre ditë më parë 36 vjeçari i shpëtoi ndjekjes së policisë në Kamëz, ndërsa ka vazhduar të fshihej në këtë zonë.

Tv Klan

 





Të ngjashme