Sacchi mesash Ramës: “Letra juaj ishte e drejtë”


Sacchi mesash Ramës: “Letra juaj ishte e drejtë”

17:11 18/06/2016

Letra e Kryeminstrit Edi Rama drejtuar lojtarëve dhe trajnerit De Biasi ka prekur edhe ish – teknikun Arrigo Sakin.

Figura e njohur e futbollit italian mendon se futbollistët shqiptarë krijojnë një grup të vërtetë, sakrifikues dhe të vendosur, që ka luajtur edhe një futboll të mirë.

Sipas Sakit, ata meritojnë lavdërime.

Edhe Kryeministri Rama e vlerësoi konsideratën e trajnerit të njohur duke thënë se kjo Kombëtare, ka bërë më shumë se kushdo për imazhin e Shqipërisë dhe tifozët tanë u kanë dhënë një leksion të madh qytetarie.

Pas ndeshjes me Francën, kreu i qeverisë i dha zemër lojtarëve dhe stafit teknik duke vlerësuar lojën e tyre të bukur.

Tv Klan






Të ngjashme