Sondazhi pas vrasjes së deputetes, britanikët pro qëndrimit në BE
Sondazhi i parë i bërë pas vrasjes së deputetes laburiste Jo Cox nga ana e një ekstremist të djathtë Tommy Mair, ka nxjerrë të avantazh grupimin pro qëndrimit në BE të Britanisë, krahasim me ata që kërkojnë largimin e saj, në vetëm 4 ditë nga referendumi.
Instituti “Survation” ka publikuar të dhënat ku shikohet një përmbysje e rezultateve ku grupi “Remain” (Qëndro) ka rezultuar me 45%, ndërsa ai “Leave”(largohu) me 42 %.
Sondazhi i fundit ishte nga organizata “Yougov” përpara vrasjes së deputetes dhe tregonte nje avancim të grupit “Leave” mbi atë “Remain”
Tashmë dhe ky institut, tregon se janë 44 % ata që i thonë po vazhdimit të Britanisë në Europë dhe me 43 % ata që dëshirojnë divorcin./tvklan.al