E rrahin keq dhe i ngacmojnë bashkëshorten, tre shqiptarë në kërkim
Tre të rinj shqiptarë, rezidentë në Bellante të Italisë, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia pasi janë përfshirë në një debat që degjeneroi në dhunë, me një çift shqiptarësh.
Mediat italiane shkruajnë se tre shqiptarët dhunues janë: E.P 26 vjeç, A.D 28 dhe K.P 24 vjeç.
Ata kanë nisur të diskutojnë me çiftin e në fjalë, një djalë shqiptar 31 vjeç dhe e dhe gruaja e tij, tonet janë nxehur, e shumë shpejt situata ka degraduar në dhunë. Si pasojë e sulmit nga shqiptarët, 31-vjeçari ka përfunduar në spital.
Agresorët kanë sulmuar edhe makinën e çiftit shqiptar duke e shkatërruar atë. Sipas mediave italiane, tre të rinjtë i kanë ngacmuar bashkëshorten 31-vjeçarit.
/tvklan.al