Bebja lind 4 muaj pas vdekjes së nënës
Për 4 muaj me radhë, mjekët mbajtën në vëzhgim një bebe brenda barkut të një gruaje të 'vdekur', me shpresën se fëmija do të mund të mbijetonte teksa nëna e tij kishte pësuar vdekje celebrale dhe mbahej gjallë nga aparaturat.
Dhe jashtë çdo parashikimi, mrekullia ndodhi! I vogli Lourenco Salvador lindi i shëndetshëm, 107 ditë pasi nëna e tij, Sandra u nda nga jeta, për shkak të një hemoragjie cerebrale. Siç shkruan e përditshmja britanike “Metro”, mjekët u nisën që t’i fiknin aparaturat që e mbanin në jetë gruan, por u shtangën kur zbuluan të rrahura zemre brenda trupit të saj. Babai i vogëlushit, Miguel, nga Lisbona e konsideroi lindjen e të voglit një mrekulli./tvklan.al