Shorti i kupave të Europës, ekipet shqiptare njohin kundërshtarët
Skuadrat shqiptare njohën kundërshtarët në kupat e Europës. Skënderbeu do të përballet me Ferencvaros në turin e dytë të Champions League. Ekipi hungarez është përballur më parë me Tiranën në sezonin 2004-2005, që ka patur sukses në Europë në të kaluarën.
Korçarët janë ende në pritje në vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, pas dënimit të komisioneve të UEFA-s me përjashtim për një sezon nga aktivitetet ndërkombëtare, pasi akuzohet për trukim.
Ndeshjet nisin në mesin e muajit korrik, ndërsa vendimi pritet të dalë më parë. Në turin e parë të Europa League marrin pjesë tre skuadra shqiptare. Partizani, Kukësi dhe Teuta. Të kuqtë do të luajnë me sllovakët e Slovan Bratislava.
Kukësi do të përballet me Rudar e Malit të Zi, një short relativisht i lehtë. Teuta do të luajë me Kairat. Ekipi nga kazakistani eliminoi Kukësin nga Europa League dy sezone më parë. Takimet do të zhvillohen më 30 qershor dhe 7 korrik. /TV KLAN