
Foto/Drogë në vendin e pasagjerit, arrestohet shqiptari
Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për lëndë narkotike.
Në pranga ka rënë shqiptari me iniciale A.K.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në Varese, Itali, policia gjeti të fshehur në automjetin e tij 1.2 kg marijuanë e cila ishte ishte fshehur në vendin e pasagjerit.
Gjithashtu policia ka gjetur dhe ka sekuestruar në zonën e Biumo rreth 200 gram marijuanë, të fshehur në një mur . Ndërkohë po vijojnë hetimet lidhur me pronarin e lëndës narkotike.
Tv Klan