Lushnje, aksidentohet për vdekje 50-vjeçarja


Lushnje, aksidentohet për vdekje 50-vjeçarja

12:05 04/04/2014 Aksident-MakineNjë 50-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin nacional Lushnje-Çerm.

Sipas burimeve të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm pranë fshatit Zhame, ku një automjet tip Benz ka përplasur 50-vjeçaren teksa po kalonte trafikndarësen, e cila edhe pas ndihmës mjekësore nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ende nuk ka mundur të identifikojë trupin e 50-vjeçares dhe se ka dërguar trupin e saj në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet të tërhiqet nga familjarët, ndërsa i ka vënë prangat drejtuesit të mjetit, 47-vjeçarit Ilir Sable nga Durrësi.

Korespondentja e televizionit Klan, Anila Sefa informon se, 50-vjeçarja ka pasur me vete një çantë me ushqime dhe ujë dhe  mendohet se mund të ketë qenë punonjëse e tokave bujqësore.

redaksia tvklan.al





Të ngjashme