Teksa luhej ndeshja, shqiptari dhe rumuni vidhnin argjendarinë


Teksa luhej ndeshja, shqiptari dhe rumuni vidhnin argjendarinë

09:26 21/06/2016

Në televizion shfaqej ndeshja Rumani – Shqipëri për “Euro 2016”, por në vend që të shikonin ndeshjen, një shqiptar dhe një rumun hapnin një vrimë në mur, për të grabitur një argjendari në rrugën  “Acqua Bullicante”, në Romë.

Protagonistët ishin aq të zotë sa me durim kanë punuar për orë të tëra në një lokal ngjitur, që ishte në rikonstruksion dhe kanë mundur të thyejnë dhe alarmin e argjendarisë «Les Chic»..

Andi Mera dhe Bogdan Mainescu 21 dhe 26 – vjeç, nuk i kishin bërë mirë llogaritë, sepse një kalimtar ka dëgjuar zhurmën e çuditshme që vinte nga argjendaria dhe ka lajmëruar policinë.

Në vend kanë mbërritur disa patrulla policie dhe agjentët kanë ndjekur vrimën e hapur nga hajdutët, të cilat janë kapur në flagrancë.

Ata kishin arritur të merrni gjysmën e mallit me vlerë dhjetra mijëra euro, që është rimarrë nga policia dhe dorëzuar pronarit të dyqanit.

Dyshja e arrestuar akuzohet dhe për dy vjedhje të tjera të bëra në të njëjtën mënyrë.

Ata e përdornin këtë teknikë të perfeksionuar, gjithmonë ditëve të diela.

Në një rast, ata kanë hyrë nga pjesa e bodrumit dhe kanë vjedhur në një magazinë, 2 mijë euro para të thata dhe cigare, me vlerë 3 mijë euro, ndërsa në një tjetër dyqan, celularë me vlerë prej 50 mijë euro./tvklan.al






Të ngjashme