Detyronte 26 – vjeçaren të lypte, në pranga një grua
Një grua ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet se ka detyruar një vajzë që të lypte.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, 50 – vjeçarja me iniciale D.T, banuese në Korçë, dyshohet se ka trafikuar në qytetin e Prishtinës, 26 – vjeçaren me iniciale S.K.
Sipas policisë, gruaja përfitonte vlera monetare nga 26 – vjeçarja, pasi e shfrytëzonte këtë të fundit duke e detyruar që të lypte para në rrugë.
E dëmtuara aktualisht ndodhet në një qendër përkujdesi, ndërsa mbi 50 – vjeçaren rëndon akuza për veprën penale, “trafikimi i personave të rritur”./tvklan.al