Aksion në fshatrat e Krujës, asgjësohen rreth 6790 bimë kanabis
Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, policia e Krujës ka asgjësuar rreth 6790 bimë narkotike, kanabis, në dy fshatra.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Verjon, policia gjeti rreth 6 100 bimë narkotike të llojit kanabis.
Ndërsa më herët, në një aksion të zhvilluar në fshatin Barkanesh, efektivët e Krujës gjetën rreth 690 bimë.
Asgjësimi i lëndës narkotike u bë me anë të djegies, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët akuzohen për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike./tvklan.al