Në Antalia temperatura arrin në 56 gradë, asfalti po shkrihet


Në Antalia temperatura arrin në 56 gradë, asfalti po shkrihet

16:34 21/06/2016

Temperaturat e larta prej 56 gradë Celsius ka mbërthyer banorët e Antalias, qytetit turk në bregun jugperëndimor të Mesdheut.

Edhe pse klima e këtij qyteti me mbi 300 ditë me diell në vit është shumë e thatë dhe e ngrohtë, temperatura të ngjashme nuk janë regjistruar më parë në fillim të sezonit veror turistik.

Fotoreporteri i Anadolu Agency gjatë vizitës së tij në kopshtin zoologjik të Antalias, regjistroi skena të jashtëzakonshme të kafshëve, të cilat me ndihmën e stafit të qendrës së kopshtit zoologjik, pushonin në hije me racione të frutave të freskëta dhe sistemit spërkatës i cili vazhdimisht punonte.

 






Të ngjashme