Reforma në Drejtësi, Donald Lu takon Metën
Ambasadori amerikan vazhdon negociatat për gjetjen e një konsensusi për miratimin e Reformës në Drejtësi.
Ai ka zhvilluar sot një tjetër takim me kryeparlamentarin Ilir Meta, në Kryesinë e Kuvendit.
Të premten, Ambasadori Lu u takua me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Edhe pse flasin për konsensus, palët vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e tyre.
Opozita kërkon vendet e rezervuara për institucionet që do të dalin nga reforma, ndërsa Kryeministri Rama ka deklaruar se për dy prej tyre, ato të Vetingut, kjo kërkesë nuk do të pranohet.
Tv Klan