
Trafikonte objekte antike, pranga shqiptarit
Një 46-vjeçar shqiptar ëhtë arretuar nga policia greke. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua në Athinë. Ai u ndalua pasi akuzohet për trafik të objekteve antike.
Shqiptari u kap në momentin që po bënte tregti me një shtetas grek. Sipas policisë ai prej kohësh mbahej nën vëzhgim, ndërsa objektet e sekuestruara nga policia janë të epokës helenistike.
Disa të tjera, sipas specialistëve grek, janë nga Amerika e Jugut. Policia greke ndërkohë po vazhdon hetimet për të zbuluar origjinën e këtyre objekteve, që në treg janë shumë të shtrenjta.
/tvklan.al