Largimi nga Europian, Cana: Rrugëtimi për atdheun tonë!
Të shumtë ishin ata që kanë reaguar pas eleminimit të Shqipërisë nga Europiani, që në fazën e grupeve. Vetëm një mrekulli kalonte Shqipërinë në fazën tjetër, e kjo u dogj nga këmbët e Cristiano Ronaldo, ku kombëtarja portugeze barazoi me Hungarinë, 3-3. Megjithatë kapiteni Lorik Cana është krenar, për atë që Kombëtarja shqiptare dha në këtë Europian.
“Gjithë ky rrugëtim ishte për ne, për familjet tona, për gjithë fansat dhe mbi të gjitha për atdheun tonë!!! Kurrë më parë s’kam qenë kaq krenar të jem pjesë e kësaj kombëtare dhe të luaj me këta djem !!! Faleminderit për gjithçka… O sa mirë me qenë Shqiptar”, shkruan Cana në rrjetin social Facebook.
/tvklan.al